‘World Boxing’ kthen rusë e bjellorusë në ring

‘World Boxing’ kthen rusë e bjellorusë në ring

Rusët dhe bjellorusët do të lejohen të garojnë në boks si atletë individualë neutralë, tha World Boxing, duke cituar qëndrimin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Sipas kësaj politike, atletët nga të dy vendet teksa do ti nënshtrohen procesit të verifikimit, do të garojnë si atletë individualë neutralë (AIN), pa flamuj, himne, logo ose fanella kombëtare. Kjo lëvizje ‘zbutëse’ vjen pas një vendimi të Komitetit Ekzekutiv të World Boxing në mars për të miratuar aplikimet për anëtarësim nga federatat e boksit rusë dhe bjellorusë, duke dhënë dritën jeshile që sportistët e tyre të garojnë në sfidat kryesore të boksit. Procedura AIN do të zbatohet për të gjitha ngjarjet e grupmoshave të organizuara nga World Boxing, European Boxing dhe ngjarjet ndërkombëtare të drejtuara nga federatat kombëtare, dhe do...