Wolff: Këtë botëror nuk ka asgjë të sigurt, të gjitha skuadrat po zhvillohen dhe rivalizojnë me Mercedes

Wolff: Këtë botëror nuk ka asgjë të sigurt, të gjitha skuadrat po zhvillohen dhe rivalizojnë me Mercedes

Mercedes u rikthye te fitorja në Austri me George Russell, por makina gjermane vuajti shumë në fundin e garës, me Max Verstappen që ishte vetëm një sekondë larg britanikut. Ndërsa Kimi Antonelli, i cili bëri shumë gabime në fillim të garës, u rendit i treti. Këtë fundjavë, botërori kthehet menjëherë në pistën e Silverstone, madje edhe në një format të garës sprint ditën e shtunë. Kështu që, potencialisht do të ketë dy gara me duele të mundshme midis Russell dhe Antonelli, siç ndodhi në Kanada. Megjithatë, Toto Wolff preferon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mos supozojë se Mercedes do të jetë makina për t’u mposhtur vetëm pak kilometra nga selia e tyre në Brackley. “Në Austri arritëm rezultate të shkëlqyera me një...