Wolff: Ferrari nuk është ende një rival i frikshëm, por ka bërë një hap të madh përpara
14 Korrik 2026 10:17 Telesport Ferrari është rikthyer protagonist këtë sezon të Formula 1, duke fituar dy nga tri garat e fundit me Lewis Hamilton (Barcelona) dhe Charles Leclerc (Silverstone). Ndërsa Mercedes “tregoi dhëmbët” në Austri (fitoi Russell). Drejtori i ekipit Mercedes, Toto Wolff, i tha Sky se Ferrari nuk është ende një rival i frikshëm, por fakti që Mercedes është bërë prej qelqi është padyshim një problem. Ai I referohet problemeve të besueshmërisë të Mercedes në garat e fundit. “A kam frikë nga Ferrari? Jo. Duhet të shohim veten. Humbëm 75 pikë për shkak të besueshmërisë. Ferrari ka bërë një hap përpara. Ata menduan se ishin më pak konkurrues në Silverstone, por në pjesën e parë të garës ritmi i tyre ishte i ngjashëm...
Burimi:
telesport.al