Vllaznia dhe Apolonia për femra, mbyllin rrugëtimin e tyre në Europë

Vllaznia dhe Apolonia për femra, mbyllin rrugëtimin e tyre në Europë

8 Gusht 2026 18:45 Telesport Vllaznia dhe Apolonia zhvilluan sot ndeshjet e dyta në minigrupet e raundit të dytë të UEFA Women’s Champions League, duke mbyllur kështu rrugëtimin europian për këtë sezon. Vllaznia u mposht me rezultatin 1-2 nga Apollon Limassol. Shkodranet kaluan të parat në avantazh, por skuadra qipriote arriti të përmbysë rezultatin. Koha e rregullt u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në kohën shtesë Apollon Limassol shënoi edhe golin e dytë, duke siguruar fitoren. Në ndeshjen tjetër, Apolonia u mposht 5-2 nga Torreense. Sfida i dha fund pjesëmarrjes së skuadrës fierake në këtë edicion të UEFA Women’s Champions League. Të dyja skuadrat shqiptare e mbyllin kështu aventurën europiane, pas përballjeve në raundin e dytë të kompeticionit.