Dhimbja e Leo Messit bashkon Barcelonën dhe Real Madrid
Ndarja nga jeta e babait të Leo Messit, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë, ka bashkuar Barcelonën dhe Real Madridin, të cilat kanë shprehur publikisht ngushëllimet e tyre ndaj yllit argjentinas. “Presidenti dhe Bordi i Drejtorëve të FC Barcelona shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për ndarjen nga jeta të Jorge Messi-t, babait të legjendës së Barça-s, Lionel Messi-t, dhe, në emër të të gjithë familjes Barcelona, i shprehin ngushëllimet e tyre të sinqerta familjes Messi. FC Barcelona falënderon Jorge Messi-n për përkushtimin e tij ndaj klubit tonë, të cilit ia besoi vitet e para dhe momentet më të mëdha të karrierës futbollistike të djalit të tij, Leo-s. U prehtë në paqe”, thuhet në reagimin zyrtar të klubit katalanas. “Klubi...
Burimi:
telesport.al