“Viralizimi” i futbollistit më pak të njohur të Botërorit; nga 4.715 ndjekës në 677 mijë brenda një dite
Tim Payne ishte, deri të enjten e 28 majit një futbollist pothuajse i panjohur. Më pas, një postim i influencerit Valen Scarsini ndryshoi gjithçka për mbrojtësin e Wellington Phoenix, i cili luan si mbrojtës i djathtë, qendror ose mesfushor defensiv. Scarsini nisi një sfidë interesante: “Po sikur ta bëjmë protagonist të Botërorit futbollistin më pak të njohur?” Pas analizës së të gjitha kombëtareve, ai zgjodhi Payne, lojtarin e Zealandës së Re, me 3 gola dhe 8 asistime në 50 ndeshje ndërkombëtare. Më pas ai u kërkoi ndjekësve “të pushtonin” rrjetet sociale të Payne me pëlqime, komente dhe video. Rezultati ishte i jashtëzakonshëm; brenda një dite, Payne kaloi nga 4.715 ndjekës në 677 mijë në Instagram, ndërsa një postim i tij shkoi nga 276 në 331...
Burimi:
telesport.al