Vinicius: Jam këtu për gjëra të mëdha, ndihem në formë dhe mund të jap gjithçka
20 Qershor 2026 11:57 Alfred Lleshi Vinicius, sulmuesi i Real Madridit, deklaroi për “CazéTV” pas fitores së Brazilit ndaj Haitit: “Jam këtu për të bërë gjëra të mëdha me kombëtaren. Kur jam në formë, mund të jap gjithçka, të shënoj gola dhe të jap asistime. Kjo është ajo që bëra sot. Shpresoj të vazhdoj kështu dhe të bëhem kampion me Brazilin”. Ai e cilësoi ndeshjen si një moment të rëndësishëm për të fituar vetëbesim: “Kundër një kundërshtari që luajti me tre mbrojtës, mendonim se mund të shënonim më shumë gola nga rastet e krijuara. Ishte një ndeshje e mirë, të gjithë luajtën shumë mirë”. Vinicius shprehu keqardhje për dëmtimin e Raphinha: “Na vjen keq për të, shpresojmë të mos jetë asgjë serioze dhe të vazhdojë...
Burimi:
telesport.al