Vinicius: 8 vite në “Bernabeu” janë shumë pak. Edhe 6 vite të tjera dhe përgjithmonë…

Vinicius: 8 vite në “Bernabeu” janë shumë pak. Edhe 6 vite të tjera dhe përgjithmonë…

Vinicius Junior nuk vonoi të shprehte emocionet pas zyrtarizimit të rinovimit me Real Madridin. Pak pasi klubi madrilen bëri publik marrëveshjen e re, braziliani reagoi në Instagram me një mesazh të mbushur me përkushtim: “Tetë vite në Bernabeu janë shumë pak. Edhe gjashtë vite të tjera dhe përgjithmonë”. Një deklaratë dashurie për klubin që largon çdo dyshim mbi të ardhmen e tij, pas javësh me spekulime për largim. Vinicius falënderoi edhe të gjithë ata që ndihmuan në rinovimin e tij: “Ju dua. Faleminderit tifozëve, presidentit, Mourinhos, Juni (Calafat), José Ángel (Sánchez), lojtarëve dhe gjithë klubit!” Ky reagim erdhi vetëm një ditë pasi braziliani kishte alarmuar tifozët, duke fshirë të gjitha postimet në rrjetet sociale, madje edhe foton e profilit, në një moment kur negociatat për rinovimin...