VIDEO/ Turqia nis rrugëtimin për në Botëror, mijëra tifozë me makina dhe flamuj përcjellin ekipin
Kombëtarja e Turqisë ka marrë rrugën drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Kupën e Botës 2026 (11 qershor – 19 korrik), ndërsa largimi i ekipit është shoqëruar me emocione të mëdha dhe një mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët. Mijëra tifozë, edhe me makina, dolën në rrugët e Stamboll për t’i dhënë ‘bekimin’ skuadrës kombëtare para nisjes për turneun më të madh të futbollit botëror. Autobusi i ekipit u shoqërua deri në aeroport nga një numër i madh tifozësh, të cilët krijuan një atmosferë festive, me makina dhe flamuj të Turqisë. Pamjet më të bukura u regjistruan pranë Urës së Bosforit, ku flamujt dhe këngët e tifozëve e shndërruan zonën në një festë të vërtetë futbolli. Videot nga kjo përcjellje...
Burimi:
sot.com.al