VIDEO / I dorëzoi kupën Spanjës, Trump nuk ‘shkulet’ nga podiumi. Pamjet qesharake bëjnë xhiron e botës
Spanja u shpall kampione e Botës, për herë të dytë në histori dhe pas një pritje 16-vjeccare. Iberikët mposhtën 1-0 Argjentinën në finale, pas shtesave. Në fund, festa ishte legjitime për spanjollët, që ngritën trofeun e kampionit në qiellin e Nju Xhersit. Siç ishte paralajmëruar, trofeu u dorëzua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ky i fundit ia dha trofeun kapitenit Rodri dhe më pas festa ishte e gjitha për Spanjën. Lojtarët më pas festuan me trofeun në stadium, para se të bashkoheshin me familjarët e tyre, për fotot e rastit. Mirëpo e gjithë vëmendja shkoi tek Trump, i cili nuk shkulej nga ekipi spanjoll teksa duhet t’i linte vetëm për fotografinë dhe për të festuar. Edhe pse dikush vrapoi drejt...
Burimi:
javanews.al