VIDEO/ Brazilit i ka mbetur vetëm emri, lojtarët e Marokut “tallen” me brazilianët

VIDEO/ Brazilit i ka mbetur vetëm emri, lojtarët e Marokut “tallen” me brazilianët

Brazili është larg shkëlqimit të dikurshëm. Spektakli është harruar në të shkuarën dhe tashmë “seleçaos” duket se i ka mbetur vetëm emri i madh. Kjo u pa edhe në ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2026. Verdheblutë nuk shkuan dot më larg se një barazim 1-1 kundër Marokut. E si për të mos mjaftuar rezultati, brazilianët nuk mund të dominonin dot as me lojë. Madje, e kundërta ndodhi. Ne disa momente të lojës, ishta Maroku ai që jepte spektakël në fushë me kombinimet e shpejta në zona mjaft të ngushta. Në rrjet janë bërë virale video nga momenti kur lojtarët marokenë “tallen” me ata brazilianë, të cilët i vënë në vështirësi me pasimet e tyre./Sport Ekspres/