Verstappen: Pas podiumit të parë tani duam fitoren e parë, në Montekarlo vendimtare janë provat zyrtare
Red Bull dhe Max Verstappen festuan podiumin e tyre të parë për vitin 2026 në garën e fundit të zhvilluar në Montreal (Kanada). FIA së shpejti do të shpallë vendimin e parë ADUO dhe njësia e fuqisë Red Bull-Ford pritet të mos jetë e përshtatshme për përmirësimet bonus. Në prag të garës së radhës së Formula 1, ajo që zhvillohet në rrugët qytetase të Montekarlo, ka folur për mediat 4 herë kampioni i botës Max Verstappen. “Bëmë hapa pozitivë përpara në Miami dhe ritmi është shumë më afër asaj që na nevojitet. Po përmirësohemi”, tha holandezi. “Në Kanada ndjeva se ishim në gjendje të merrnim performancë më të mirë nga makina dhe u ndjeva më rehat. Do të vazhdojmë të japim gjithçka, sepse gjithmonë ka...
Burimi:
telesport.al