Vëllezër nga nëna, por luajnë në përfaqësuese të ndryshme, zbulohen katër raste në Botërorin 2026
Adriatik BALLA Janë vëllezër, por në përfaqësuese të ndryshme. Janë katër raste ku vëllezërit luajnë në Botëror me përfaqësuese të ndryshme. Dhe kjo është dëshmi e ndikimit në futboll të migrimit të vazhdueshëm në botë. Desire Doue dhe vëllai i tij më i madh, Guela, janë të lindur në Francë. Derisa ylli i PSG-së, Desire, luan për Francën, Guela është mbrojtës i krahut te Bregu i Fildishtë. Babai i vëllezërve Doue vjen nga Bregu i Fildishtë. Vëllezërit Inaki dhe Niko Uilliams janë të lindur në Spanjë, në regjionin bask. 23-vjeçari Niko ishte lojtari i ndeshjes kur Spanja e mposhti Anglinë në finale të Euro 2024. Vëllai i madh, Inaki, 31-vjeçar, luajti vetëm një miqësore për Spanjën. Kjo ia mundësoi që më pas të luante për...
Burimi:
sot.com.al