Uzbekistanit i anulohet një supergol, Portugalia “zjarr” në pjesën e parë. Dopietë e CR7 (video)
23 Qershor 2026 19:50 Telesport Pjesa e parë mes Portugalisë dhe Uzbekistanit është mbyllur 3-0 për luzitanët. Sfidë e vlefshme për xhiron e dytë në grupin K. Në minutën e 6-të u shënua goli i parë. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Joao Cancelo, Cristiano Ronaldo nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë. Në minutën e 17-të, Nuno Mendes shënon golin e tij të parë në Botëror. Mbrojtësi portugez ekzekutoi një goditje dënimi ballore në mënyrë perfekte. Niset Cristiano Ronaldo, por në fund gjuan Nuno Mendes dhe topi përfundon në rrjetë. Në minutën e 29-të, Azizjon Ganiev shënon atë që do të ishte goli më i bukur i këtij Botërori deri tani. Mesfushori i Uzbekistanit befaso Diogo Costa-n me një...
Burimi:
telesport.al