“UFO-ja” e botërorit/ Ylli që ecën më shumë dhe vrapon më pak se të gjithë
Duket e pabesueshme, por lojtari më i mirë i Botërorit është njëkohësisht ai që vrapon më pak. Lionel Messi vazhdon të sfidojë çdo teori moderne të futbollit, ku rëndësi të madhe i kushtohet përgatitjes fizike, shpejtësisë dhe rezistencës. Falë talentit të tij të jashtëzakonshëm, kapiteni argjentinas arrin të bëjë diferencën pa pasur nevojë të mbështetet te intensiteti fizik. Statistikat e turneut tregojnë se Messi ka notën më të lartë mes të gjithë futbollistëve, me një vlerësim mesatar prej 8.7, ndërsa njëkohësisht është ndër lojtarët që përshkon distancën më të vogël në fushë. Në pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani, ai ka përshkuar gjithsej 35.87 kilometra, ose mesatarisht 6.88 kilometra për ndeshje. Duhet theksuar se në një prej tyre nuk qëndroi në fushë për 90 minuta....
Burimi:
ntv.al