“UEFA Grow Commercial and Marketing”, workshop dy ditor në FSHF
Sipas njoftimit të dhënë në vetë faqen e saj zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit mirëpriti në “Shtëpinë e Futbollit” workshop-in dyditor “UEFA Groë Commercial and Marketing”, një aktivitet i organizuar në bashkëpunim me UEFA-n, me fokus zhvillimin e strategjive të marketingut, komunikimit dhe transformimit digjital. Në këtë workshop morën pjesë Oleksandr Kucheriavyi, Menaxher i Zhvillimit të Strategjisë në Divizionin e Federatave Anëtare në UEFA, Mario Leo, mentor i programit UEFA Groë dhe ekspert i platformave digjitale, si edhe Douglas Thackeray, konsulent për Marketingun Sportiv në UEFA. Nga ana e FSHF-së ishin të pranishëm përfaqësues të Departamentit të Komunikimit & FSHF TV dhe Departamentit Komercial, të cilët diskutuan së bashku me ekspertët e UEFA-s mbi prioritetet strategjike dhe mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve komerciale...
Burimi:
sot.com.al