UEFA EURO U21 2027, nisin punimet në stadiumin “Air Albania”
Federata e Futbollit ka nisur punimet në stadiumin “Air Albania”, një projekt i rëndësishëm infrastrukturor që vjen në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027, ku Shqipëria është një nga dy vendet organizatatore. Ndërhyrja parashikon përmirësimin e bazamentit të fushës dhe vendosjen e një tapeti të ri me bar hibrid, sipas standardeve më të larta të kërkuara nga UEFA për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ky investim është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të FSHF-së për modernizimin e infrastrukturës sportive në vend dhe garantimin e kushteve optimale për organizimin e aktiviteteve të mëdha futbollistike. Përmirësimi i terrenit të stadiumit kombëtar do të sigurojë një cilësi edhe më të lartë loje për ekipet pjesëmarrëse dhe një eksperiencë më të mirë për tifozët....
Burimi:
sportiim.al