UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë
Egnatia ka siguruar një kualifikim historik në raundin e dytë kualifikues të UEFA Champions League, pasi mposhti me rezultatin e thellë 6-1 kampionët e Moldavisë, Petrocub, në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në “Arena Egnatia”. Pas barazimit 1-1 në transfertë, kampionët e Shqipërisë zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme para tifozëve të tyre, duke dominuar sfidën nga fillimi deri në fund dhe duke vulosur mes spektaklit kalimin në fazën e ardhshme të kompeticionit. Egnatia e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Bitrin. Presioni i skuadrës së drejtuar nga Nevil Dede vazhdoi edhe më tej dhe në minutën e 30-të Albanese dyfishoi shifrat, ndërsa një autogol i Platica pak para përfundimit të pjesës së...
Burimi:
gijotina.com