U detyrua Argjentina të humbiste finalen? Zbulohen prapaskenat

U detyrua Argjentina të humbiste finalen? Zbulohen prapaskenat

Mesfushori argjentinas, Leandro Paredes, ka folur hapur për herë të parë rreth finales së humbur të Kampionatit Botëror 2026 përballë Spanjës, si dhe për valën e teorive konspirative që përfshinë skuadrën pas disfatës. Në një intervistë për ESPN, të cituar nga Goal.com, Paredes ishte i prerë: Spanja e meritoi trofeun dhe të gjitha spekulimet rreth finales janë thjesht zhurmë, të cilën ekipi argjentinas nuk e merr parasysh. Deklarata e plotë për komplotet e supozuara Duke u ndalur te teoritë që qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale, Paredes theksoi: “Nëse do të dëgjoja gjithçka që thuhet, do të çmendesha. Çfarë nuk u tha para, gjatë dhe pas Botërorit… Ne zhvilluam një Kampionat Botëror të shkëlqyer.” Për vetë finalen, mesfushori i Boca Juniors ishte edhe më i drejtpërdrejtë në analizën...