Turneu i luajtur në vendin që Zoti ka bërë art, legjendat e futbollit shqiptar shkojnë në Peshkopi
Futbolli Buzë Drinit ka mbyllur edicionin e tij të pestë. Një organizim dhe një event për notën 10 nga gazetari i mirënjohur, Dëfrim Methasani, që brenda tij mban një mesazh shumë të fortë. “Sado larg të shkoni, ktheni sytë nga e keni nisur”! Dhe kështu Dëfrimi, një njeri shembullor përpara se të jetë një gazetar i mirë, nuk e harron lehtë Peshkopinë e tij. Vendin ku ka lindur, ku ka punuar si mësues dhe thonë se fytyra i reflekton origjinën. Një magji e vërtetë natyrore, një ndërthurje e bukur e relievit ku dora e Zotit ka krijuar një vepër arti, por që do të ishte tokë e pashkelur, e hedhur diku tej. Por falë këtij eventi, siç edhe Methasani thotë, të paktën për një ditë,...
Burimi:
sportekspres.com