Turi çiklistik, belgu triumfon në garën me gjatësi 177 km që përfundoi në Lezhë

Turi çiklistik, belgu triumfon në garën me gjatësi 177 km që përfundoi në Lezhë

Belgu Kjell Cooman është fituesi i etapës së parë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë. Ai arriti të fitojë garën, e cila nisi nga Tirana dhe përfundoi në qytetin e Lezhës, ku çiklistët përshkuan 177 kilometra rrugë, ndërsa vendin e dytë e zuri Timotej Bavec dhe të tretin Alin Toader. Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në qytetin e Lezhës, në prani të Kryetarit të Bashkisë, Pjerin Ndreu, i cili e vlerësoi këtë aktivitet ndërkombëtar si mjaft të rëndësishëm për Shqipërinë. Fituesi i garës, Kjell Cooman, u shpreh i emocionuar, por edhe i lumtur që arriti të triumfojë. “Ishte një ditë e mirë dhe jam i lumtur që mora fitoren dhe kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm. Kishte shumë erë përballë dhe kisha frikë...