Tuchel për “skarcimet” tek Anglia: Vendime të vështira. I respektoj të gjithë, si lojtarë dhe si njerëz

Tuchel për “skarcimet” tek Anglia: Vendime të vështira. I respektoj të gjithë, si lojtarë dhe si njerëz

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, komentoi zgjedhjet e tij për Botërorin 2026: “Kam bërë shumë telefonata gjatë tri ditëve të fundit, ishin shumë vendime të vështira për t’u marrë. Ndjej një përzierje lehtësimi dhe entuziazmi, mezi pres të filloj. Pasi merren vendimet, gjithçka bëhet më e qartë dhe mezi pres të hip në avion. Është e vështirë t’i kënaqësh të gjithë. Duhet të zgjedhim një skuadër tek e cila stafi beson dhe që ne e vlerësojmë vërtet”. Ai vazhdoi: “Kujt mund t’i besojmë realisht? Kush ka luajtur mirë për ne? Kush ka kontribuar në unitetin e ekipit, sidomos nga shtatori e më pas? Ai unitet duhet të ekzistojë. Opinioni publik dhe mediat kanë rëndësi. Çfarë do të mendoja unë nga jashtë? Ajo që ka më...