Tuchel me dhimbje koke, Anglia humb një lojtar shumë të rëndësishëm ndaj Norvegjisë. Por, e keqja nuk mbaron këtu

Tuchel me dhimbje koke, Anglia humb një lojtar shumë të rëndësishëm ndaj Norvegjisë. Por, e keqja nuk mbaron këtu

9 Korrik 2026 19:37 Telesport Thomas Tuchel dhe Anglia e tij kanë marrë një lajm shumë të keq para përballjes me Norvegjinë në çerekfinale. Komiteti Disiplinor i FIFA-s të enjten vendosi një pezullim prej dy ndeshjesh për Jarel Quansah të Anglisë, pas përjashtimit të tij me karton të kuq në fitoren 2-3 ndaj Meksikës, në raundin e 1/16-ve. Qendërmbrojtësi anglez u përjashtua direkt me karton të kuq në fillim të pjesës së dytë pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj kundërshtarit. Arbitri e mori vendimin drastik, pasi pa pamjet në ekran. “Dënimi do të zbatohet në dy ndeshjet e ardhshme të Anglisë në Botëror, në përputhje me Nenin 69 të Kodit Disiplinor”, thuhet në deklaratën për shtyp të FIFA-s. Jarel Quansah do të mungojë jo vetëm...