Tuchel i zhgënjyer: Pas ndeshjes, ka miliona trajnerë që mendojnë se dinë më shumë se unë
16 Korrik 2026 8:20 Alfred Lleshi Thomas Tuchel nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Anglisë ndaj Argjentinës në gjysmëfinalen e Botërorit: “Nuk e qarkulluam si duhet topin, duke lejuar shumë krosime dhe raste. Pasi shënuam golin, nuk arritëm ta ruanim të njëjtin nivel loje”. Trajneri i “Tre Luanëve” shtoi se skuadra e tij humbi kontrollin e ndeshjes pas avantazhit: “Nuk po arrinim më të fitonim duelet për topin dhe u bëmë gjithnjë e më pasivë. Nuk ishte një problem strukturor, por ndeshja ndryshoi plotësisht”. Tuchel komentoi edhe kritikat ndaj tij: “E kuptoj që këto diskutime për mua janë në zhvillim dhe se, pas ndeshjes, ka miliona trajnerë që mendojnë se dinë më shumë se unë”.
Burimi:
telesport.al