Tronditet Barcelona, sezoni i Yamal mbyllet këtu. Ja verdikti i vizitave mjekësore

Tronditet Barcelona, sezoni i Yamal mbyllet këtu. Ja verdikti i vizitave mjekësore

23 Prill 2026 14:07 Alfred Lleshi Barcelona njoftoi zyrtarisht dëmtimin e Yamal pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Celta (1-0). Klubi dhe federata po ndjekin nga afër gjendjen e talentit, duke qenë se në verë zhvillohet Botërori dhe ai konsiderohet ylli kryesor i Spanjës. Sulmuesi blaugrana ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë, që ndodhi gjatë ekzekutimit të penalltisë për 1-0, fitore që forcoi kryesimin në La Liga me +9 pikë, 6 ndeshje nga fundi. Sipas klubit: “Analizat konfirmuan se lojtari i ekipit të parë ka një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë. Lojtari do të ndjekë trajtim konservativ. Yamal do ta humbasë pjesën e mbetur të sezonit dhe pritet të jetë gati për Botërorin”. Për trajnerin Hansi Flick është...