Trofeu i Kupës, Dinamo dedikim special për portierin Teqja
Dinamo me fitoren e djeshme në Kupën e Shqipërisë ndaj Egnatias 3-2 në “Air Albania”, koleksionoi trofeun e 15-të duke u bërë skuadra e dytë së bashku me Partizanin (15) që ndjekin Tiranën me 16 të tillë. Sidoqoftë, festa e fund ndeshjes përpos risive të shumta (trofeu nga Duka u dha në tribunë), në një moment pati edhe një dedikim special. Ai i kushtohej portierit Aldo Teqja i cili në minutën e 8-të u dëmtua rëndë nga sulmuesi Bakajoko (Egnatia) për t’u trasportuar menjëherë në spital. Disa të çara deri afër syrit dhe ndërhyrja kirurgjikale, e lanë jashtë feste gardianin blu por jo për skuadrën e cila në një moment nxori bluzën e portierit me numër 77-të (foto lart). Në mes të grupit shihet edhe...
Burimi:
sportiim.al