Transferim te Chelsea? Granit Xhaka flet në kampin e kombëtares zvicerane

Transferim te Chelsea? Granit Xhaka flet në kampin e kombëtares zvicerane

3 Korrik 2026 17:22 Telesport Granit Xhaka ka gjasa të transferohet te Chelsea. Klubi londinez ka ofruar 9,5 mln paundë për mesfushorin shqiptar, i cili ka kontratë me Sunderland. Vetë lojtari nuk i ka nxitur spekulimet. Në një deklaratë të fundit nga kampi i kombëtares zvicerane, mesfushori ka theksuar se nuk e ka mendjen te merkatoja, të paktën për momentin. “Nuk është puna ime të flas për një transferim të mundshëm te Chelsea. Për këtë kam menaxherët e mi. Unë dua të përqendrohem plotësisht te Kupa e Botës”, deklaroi Xhaka.