Trajneri pranon të bëjë ndryshime, por jo të menjëhershme, i beson “grupit italian”
Tekniku Maran dha dje një konferencë për shtyp, ku theksoi dje se jo çdo eksperiment që bëhet në një skuadër mund të çojë në rritje të grupit dhe në sukses në rezultate. “Do mundohem të kuptoj se çfarë është funksionale dhe e mirë tashmë në bazë të lojtarëve të cilët kanë bërë mirë në ndeshjet e fundit të Kombëtares dhe sigurisht duke marrë edhe atë që mund t’i shërbejë edhe ideologjisë dhe futbollit që unë dua të luaj. Nuk ka presione, ka vetëm dëshirë për të fituar dhe dëshirë për të pasur rezultate të mira edhe për tifozët të cilët gjithmonë e mbështesin skuadrën dhe duan që skuadra të fitojë. Sigurisht jo duke eksperimentuar, pavarësisht se eksperimentet që janë të matura, mund të të çojnë...
Burimi:
sot.com.al