Trajneri/ Mançini shumë pranë firmës për të marrë drejtimin e Italisë

Trajneri/ Mançini shumë pranë firmës për të marrë drejtimin e Italisë

Roberto Mançini është shumë pranë rikthimit në stolin e “Azzurrëve”. Ish-tekniku kampion Europe në vitin 2021 është njeriu i përzgjedhur për të marrë sërish drejtimin e kombëtares italiane. Zyrtarizimi pritet të bëhet menjëherë pas datës 22 qershor, kur do të mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Federatës Italiane të Futbollit. Fitorja e parashikuar e Giovani Malagos do të hapë menjëherë dritën e gjelbër për rikthimin e teknikut. Aktualisht, 61-vjeçari sapo u shpall kampion në Katar me Al Sad, por zgjidhja e kontratës që skadon në vitin 2028 nuk përbën asnjë problem, pasi dëshira e tij e vetme është rikthimi në Europë. Sfida me tifozët dhe rrugëtimi në “Grupin e Ferrit”. Përveç punës në fushë, Mançinit do t’i duhet të rifitojë besimin e opinionit publik,...