Trajneri/ Deshamps pranon se mund të marrë drejtimin e Italisë
Me afrimin e Botërorit vëmendja shkon te skuadrat pretendente, e Franca është një prej tyre, falë cilësisë së grupit. Ndërkohë, Botërori 2026 do të jetë i fundit për Didier Deshamps si trajner i Francës. Ai do t’i jap fund kapitullit 14-vjeçar si trajner, ku padyshim shihet si një nga teknikët më të mirë që ka pasur “Les Bleus”. Në konferencën për shtyp, Deshamps mori një pyetje nga gazetarët italianë rreth pyetjeve se a do të merrte drejtimin e Italisë, gjë që ai nuk e mohoi. “Nuk po përjashtoj asgjë”, deklaroi Deshamps. “Aktualisht nuk është diçka relevante, sepse gjëja më e rëndësishme është Kupa e Botës, por unë jam i disponueshëm, këtë e dinë të gjithë, edhe ju. Pastaj do të shohim më vonë”, shtoi francezi....
Burimi:
sot.com.al