Trajneri Çoçlli: Mungesa e stabilitetit po vendos fatin e Superiores
Në emisionin “Kubi Sportiv” ishte i ftuar në një lidhje live trajneri i futbollit Nikolin Çoçlli, i cili analizoi javën e 36 të Superiores dhe garën e fortë që po zhvillohet si në krye të renditjes, ashtu edhe në zonën e rënies nga kategoria. Diskutimi u fokusua te balanca e kampionatit, rezultatet e papritura në javët e fundit dhe mënyra se si skuadrat po menaxhojnë presionin në këtë fazë vendimtare të sezonit. Ai vuri theksin te mungesa e vazhdimësisë së disa ekipeve, te ndikimi i formës psikologjike dhe motivimit, si dhe te fakti që ndeshjet e fundit nuk janë domosdoshmërisht të drejta për t’u interpretuar vetëm nga rezultati, por edhe nga konteksti i garës. Çoçlli u ndal te Elbasani duke thënë se është një...
Burimi:
sportekspres.com