Totti “thumbon” Yildız: Numrat 10 të vërtetë janë të tjerë, atij i mungon pak fantazia

Totti “thumbon” Yildız: Numrat 10 të vërtetë janë të tjerë, atij i mungon pak fantazia

7 Qershor 2026 10:53 Alfred Lleshi Francesco Totti ka dhënë mendimin e tij për Kenan Yıldız gjatë një eventi padeli të organizuar në Stamboll, duke e cilësuar talentin e Juventusit si një futbollist modern, por jo një numër 10 të pastër. Ish-kapiteni legjendar i Romës vlerësoi cilësitë e 20-vjeçarit, duke theksuar se është lojtar i kompletuar, i gatshëm të sakrifikohet për skuadrën dhe të përballojë presionin e madh mediatik që e shoqëron: “Mendoj se mund t’i japë një ndihmë të madhe Turqisë. A është një numër 10? Le të themi një 9.5. Numrat 10 të vërtetë janë të tjerë, atij i mungon pak fantazia”. Me këtë deklaratë, Totti la të kuptohet se e vlerëson shumë potencialin dhe cilësitë e Yıldız, por sipas tij talenti i Juventusit...