“Totti, pengu im më i madh. Mëkat që nuk më dëgjoi, do të kishe fituar Topin e Artë”

“Totti, pengu im më i madh. Mëkat që nuk më dëgjoi, do të kishe fituar Topin e Artë”

21 Prill 2026 14:25 Alfred Lleshi Ariedo Braida, ish-drejtues i merkatos së Milanit, foli për “Tuttosport” mbi pendesën më të madhe në karrierën e tij; Francesco Totti: “E kam kërkuar shumë herë; si kur ishte i ri, ashtu edhe kur ishte bërë kampion i madh. Francesco ka qenë gjithmonë besnik ndaj fjalës së tij, nuk donte të largohej nga Roma dhe qëndroi aty gjatë gjithë karrierës. E respektoj shumë për këtë, edhe pse sa herë takohemi i them: Francesco, çfarë mëkati që nuk më dëgjove, do të kishe fituar Topin e Artë”. Duke qëndruar te “pendesat”, Braida përmendi edhe një lojtar që nuk përmbushi pritshmëritë, Patrick Vieira: “Vieira ishte një mesfushor i jashtëzakonshëm. E morëm në nëntor 1995, kur ishte vetëm 19 vjeç. Në atë...