Toni Kroos, i prerë për Gjermaninë: Nuk kemi asnjë lojtar të klasit botëror

Toni Kroos, i prerë për Gjermaninë: Nuk kemi asnjë lojtar të klasit botëror

1 Korrik 2026 13:17 Alfred Lleshi Toni Kroos ka kritikuar ashpër Gjermaninë pas eliminimit nga Kupa e Botës përpara 1/8-ave finale, duke theksuar se kombëtares i mungojnë futbollistët vendimtarë. Në programin e tij në TikTok, “Kroos & Kroos; Kupa e Botës nën mikroskop”, ish-mesfushori u shpreh: “Aktualisht nuk kemi asnjë lojtar të klasit botëror”. Më pas sqaroi: “Kemi lojtarë me potencial për t’u bërë të klasit botëror, por kjo nuk do të thotë se janë të tillë. Lojtarët e klasit botëror janë ata që vendosin ndeshjet në një Kupë Bote. Ata janë në listën e golashënuesve dhe ne nuk kemi asnjë të tillë, duhet ta pranojmë”. Sipas Kroos, problemi kryesor i Gjermanisë është paaftësia për të rritur nivelin në momentet vendimtare: “Kur kishim turne të...