Titulli shoqërohet me rinovim kontrate, Barcelona dhe Flick zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2028

Titulli shoqërohet me rinovim kontrate, Barcelona dhe Flick zgjasin bashkëpunimin deri në vitin 2028

12 Maj 2026 9:26 Telesport Pas fitores së tyre në La Liga, duke mposhtur Real Madridin 2-0 në Camp Nou, trajneri gjerman Hansi Flick do të vazhdojë ta udhëheqë Barcelonën edhe për dy vite të tjera. Siç raporton “Mundo Deportivo”, trajneri gjerman dhe klubi “blaugrana” kanë arritur një marrëveshje të plotë për zgjatjen e kontratës. Në fakt, palët kishin arritur një marrëveshje paraprake javët e fundit, por tashmë ajo do të formalizohet pas fitimit të titullit kampion. Kështu, Flick do të angazhohet me katalanasit deri në vitin 2028, me opsionin për një sezon tjetër bazuar në arritjen e objektivave të caktuara.