Tirana-Vllaznia dhe Egnatia-Partizani, këto janë ndeshjet e Superiores në javën e ardhshme

Tirana-Vllaznia dhe Egnatia-Partizani, këto janë ndeshjet e Superiores në javën e ardhshme

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, me 5 ndeshje të programuara në të njëjtën orë, 16:00. Në “Selman Stërmasi”, Tirana do të presë Vllazninë. Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël dhe emocione, pasi të dy ekipet kërkojnë vetëm fitoren. Në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen me Partizanin. Të dy ekipet synojnë rikthimin te fitorja. Në Vlorë do të luhet një përballje direkte për mbijetesë mes Flamurtarit dhe Teutës, ku të dy skuadrat futen në fushë vetëm për tre pikët. Në “Adush Muçaj”, Bylisi do të presë kryesuesit e AF Elbasanit. Ballshiotët vijnë me moral të lartë në këtë sfidë pas fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe do të kërkojnë tre pikët...