Tirana piketon Bashiç për stolin post Shehi

Tirana piketon Bashiç për stolin post Shehi

Pak minuta më parë “Panorama Sport” raportoi se Nermin Bashiç është trajneri 42-vjeçar i lindur në Travnik (Bosnje) i cili do të ulet në pankinën e bardhebluve. Në vitet e fundit ai kishte drejtuar Radomlje në Slloveni dhe Zheljeznjiçar në Bosnjë & Hercegovinë. Por që nga viti 2024, Bashiç ishte larguar nga Europa duke u zhvendosur në Afrikën e Jugut. Atje ai ka mbuluar për dy vite rolin e drejtorit teknik të TS Galaksi FC, duke mbyllur eksperiencën afrikane në muajin prill. Tani, ai do të marrë drejtimin e Tiranës, e cila kërkon të nisë gjithçka nga e para pas zhgënjimeve të dy sezoneve të fundit ndërsa 26 herë kampionët e vendit luftuan për të ruajtur Spuerioren. /Sportiim.al/ Post navigation