Tirana përmbys Partizanin, Alvarez nderon bardheblutë

Tirana përmbys Partizanin, Alvarez nderon bardheblutë

Tirana- Partizani 2-1 (Kresiç 65′, F. Alvarez 84′ / 22′ Hjumën 22′) Tirana arrin të marrë më të mirën në derbin me Partizanin dhe tani shkon në 35 pikë. Në momentin më delikat të kampionatit, bardheblutë të gjëndur poshtë golit të Hjumen (22′) e kthyen pjesën e dytë në një garë spektakolare. Pas disa rastëve të sfumuara me portierin Qirko në lartësi, Tirana me Kresiç barazon në të 65′ duke rritur premisat për të shkuar te fitorja. Me duelin që kontrollohej nga bardheblutë, momenti kulmor do të vijë në të 84′. Fredi Alvarez me një goditje standarte nga jashtë zone ekzekuton në perfeksion duke mposhtur portierin Pano Qirko. Pas këtij suksesi skuadra e Orges Shehit konsolidon vendin e 7-të dhe dërgon presionin poshtë te Vora,...