Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Tifozët anglezë dhe skocezë “pinë” rezervat e Bostonit, pub-et mbetën pa birrë

Takimi i njëkohshëm në Boston i tifozëve të Anglisë dhe Skocisë ka shkaktuar mungesë të plotë të pijeve alkoolike në shumë lokale të qytetit amerikan. Fluksi i jashtëzakonshëm i tifozëve detyroi disa pub-e në qendër të Bostonit të mbyllnin dyert katër orë më herët se zakonisht, pasi rezervat e birrës mbaruan. Situata e pazakontë ndodhi në prag të ndeshjes mes Anglisë dhe Ganës, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Në të njëjtën kohë, tifozët skocezë po largoheshin nga shteti i Massachusetts, ku kombëtarja e tyre kishte zhvilluar dy ndeshjet e para, për t’u transferuar në Miami për sfidën ndaj Brazilit. Megjithëse rivaliteti mes dy tifozërive është i njohur, takimi i tyre në Boston u zhvillua në një atmosferë festive dhe pa incidente. Nuk u raportua...