Thierry Henry dhe Ibrahimović kritikojnë Koeman: Luajti me 5 mbrojtës, nuk e njoh më Holandën
Ronald Koeman po përballet me kritika të forta pas humbjes së Holandës ndaj Marokut, pas 1-1 në kohën e rregullt dhe humbjes me penallti në 1/16 finale të Botërorit. Kritikat lidhen kryesisht me mënyrën e lojës, sidomos me vendimin për të vendosur një linjë mbrojtëse me pesë lojtarë. Dy nga kritikët më të zëshëm ishin Thierry Henry dhe Zlatan Ibrahimović, analistë të turneut në “FOX Sports”. Ibrahimović, i cili ka luajtur nën drejtimin e Koeman tek Ajax (2001–2004), e fajësoi drejtpërdrejt trajnerin: “Kjo humbje është faji i Koeman. Nuk e njoh më këtë Holandë, ka humbur identitetin dhe kjo më zemëron”. Ai shtoi: “Gjithmonë më kanë mësuar: sulmo, sulmo, sulmo. Sot Koeman dukej si një trajner italian që luan për të mos humbur. Holanda duhet...
Burimi:
telesport.al