Teuta-Pogradeci dhe Kukësi-Butrinti, mësohet ku dhe kur do të luhen dy “finalet” e rëndësishme
Të shtunën do të zhvillohet finalja e play-out-it për një vend në “Abissnet Superiore” sezonin e ardhshëm, ku Teuta dhe Pogradeci do të përballen në një sfidë vendimtare për qëndrimin dhe ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Pogradeci siguroi kualifikimin në këtë finale pas triumfit në play-off-in e “Kategorisë së Parë”, teksa mposhti Besën me rezultatin 1-0 pas kohës shtesë. Nga ana tjetër, Teuta synon të mbajë vendin në elitë pas përfundimit të kampionatit në vendin e tetë të “Abissnet Superiore”. Takimi Teuta – Pogradeci do të luhet të shtunën, më 16 maj, në ora 16:00, në stadiumin “Niko Dovana”. Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë pjesëmarrjen në “Abissnet Superiore” për sezonin 2026-2027. Komisioni i Ligave dhe Garave ka vendosur datën, orarin dhe stadiumin...
Burimi:
telesport.al