Pëlqehet nga Flick, numri 9 i Barçës mund të jetë italian

Pëlqehet nga Flick, numri 9 i Barçës mund të jetë italian

Fanella me numër 9 e Barcelona-s mbetet një nga më të lakmuarat në futbollin evropian. Klubi katalanas vazhdon të ketë Julian Álvarez si objektivin e tij kryesor, i identifikuar si trashëgimtar i Robert Lewandowski dhe kandidati ideal për të udhëhequr epokën e re Blaugrana. Negociatat me argjentinasin, megjithatë, mbeten komplekse dhe kalimi i ditëve po e shtyn drejtuesit e klubit spanjoll të vlerësojë alternativa konkrete. Ndër emrat në tryezën e Barçës është Nicolò Tresoldi, një sulmues i lindur në vitin 2004 që luan me Club Brugge, i konsideruar si një nga alternativat kryesore ndaj Alavarez. Sipas AS, qendërsulmuesi i ri italian është një favorit i veçantë i Hansi Flick, i cili thuhet se ia ka sugjeruar emrin e tij klubit nëse marrëveshja për Álvarez dështon....