Teste të verës/ Laçi e Partizani dështojnë, Teuta merr një barazim inkurajues

Teste të verës/ Laçi e Partizani dështojnë, Teuta merr një barazim inkurajues

Testi i tretë për kurbinasit luajtur sot në stadiumin ‘Laçi’ u mbyll me fitoren 0-1 të Besëlidhjes, që triumfoi falë një penalltie në pjesën e parë, të ekzekutuar nga Ardit Hila në të 26-ën. Megjithë përpjekjet e Laçit për të barazuar, diçka e tillë nuk ngjau duke lënë pas një shije jo dhe aq të mirë pas atij suksesi të fundit po në miqësore me Vorën 4-1. Më herët bardhezinjtë luajtën në Luz të Vogël miqësore me Besën që gjithashtu e kanë humbur 1-0. Partizani është mundur në miqësore nga Besa e Kavajës me rezultatin 2-1. Për skuadrën kavajase shënuan Çinedu e Guacaj, ndërsa goli për të kuqtë me trajnerin rumun Bratu në debutim, u shënua nga Albiers Keko. Teuta barazoi sot në Bansko (Bullgari)...