“Tërmeti” i kombëtares italiane kap edhe politikën. Qeveria e djathtë heziton për Malagò, tentativë për Maldini

“Tërmeti” i kombëtares italiane kap edhe politikën. Qeveria e djathtë heziton për Malagò, tentativë për Maldini

4 Prill 2026 13:56 Alfred Lleshi “Tërmeti” në futbollin Italian, pas dështimit të kombëtares axurre në Bosnje, ka mbërritur edhe në politikë. Qeveria e Melonit, sipas “La Stampa”, dëshiron të shmangë “boomerang” me një president të ri të FIGC që të jetë i pavarur dhe më i fortë se Gabriele Gravina. Nga “Palazzo Chigi” shtyjnë që drejtimi i futbollit të mos i besohet Giovanni Malagò për shkak të tensioneve të tij me qeverinë e qendrës së djathtë. Për këtë arsye, ministri Abodi po kërkon një kandidat alternativ. Në këtë drejtim, Abodi ka bërë një tentativë të parë për të kuptuar qëndrimin e Paolo Maldinit, por pa dakordësi me qeverinë, gjë që nuk është pritur mirë. Maldini duket pak i prirur të pranojë, pasi nuk ndihet...