Teoria e konspiracionit për humbjen e Argjentinës… Messi në një video para finales: “Le të harrojmë gjithçka”
Ajo që pamë të dielën në stadiumin “MetLife” të Nju Jorkut ishte finalja e Kupës së Botës 2026 apo diçka tjetër, e organizuar dhe e shkruar që më parë, përpara se futbollistët të zbrisnin në fushë? Fitorja e Spanjës ndaj Argjentinës në kohën shtesë, falë golit të Ferran Torres, ishte një realitet që u ndërtua gjatë ndeshjes apo zbatimi i një plani të vendosur paraprakisht? Nuk kanë kaluar as 48 orë nga triumfi i “La Roja” dhe në “X” ka shpërthyer një teori konspirative e bazuar në një video të xhiruar në korridoret e stadiumit, pranë daljes nga dhomat e zhveshjes së Argjentinës, pak para fishkëllimës së fillimit të finales. Videoja e Messit para finales ushqen teorinë e konspiracionit: “Le të harrojmë gjithçka”. Por çfarë? 🚨LA...
Burimi:
telesport.al