Tensionet në FIFA, Infantino thërret mbledhje urgjente në Rabat, Jordania akuzon për shantazh

Tensionet në FIFA, Infantino thërret mbledhje urgjente në Rabat, Jordania akuzon për shantazh

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është nën presion dhe ka kërkuar të zhvillojë një takim urgjent me drejtuesit e lartë të këtij institucioni në Marok, këtë të mërkurë. Stafi drejtues është ftuar të marrë pjesë në takimin që do të mbahet në Rabat, pasi presioni ndaj zviceranit u shtua ndjeshëm në javën e fundit. FIFA po përballet me një periudhë tensionesh të brendshme, kjo për shkak të polemikave rreth projektit “FIFA Forward Enterprise”, një iniciativë që parashikonte krijimin e një kompanie për menaxhimin e të drejtave komerciale të turneve të FIFA-s dhe përfshirjen e investitorëve privatë në pronësinë e saj. Plani hasi në kundërshtimin e disa konfederatave, mes tyre UEFA (Evropa), CONCACAF (Amerika Veriore dhe Qëndrore) dhe Konfederata Aziatike e Futbollit, çka çoi në tërheqjen...