Tensione në dhomat e zhvjeshjes te Real Madrid, mbrojtësi godet me shuplakë shokun e ekipit

Tensione në dhomat e zhvjeshjes te Real Madrid, mbrojtësi godet me shuplakë shokun e ekipit

Një incident i ri është raportuar në dhomat e zhveshjes te Real Madrid, ku Antonio Rudiger është përfshirë në një përplasje me Alvaro Carreras. Ngjarja ka ndodhur rreth dy javë më parë në qendrën stërvitore Valdebebas. Sipas raportimeve, mbrojtësi gjerman ka goditur me shuplakë Carreras gjatë një konflikti fizik. Ky episod vjen në një periudhë me tensione të brendshme në skuadër. Më herët janë raportuar mosmarrëveshje edhe mes lojtarëve dhe Alvaro Arbeloas. Dani Ceballos ka mbetur jashtë grumbullimeve pas një debati, ndërsa Carreras ka humbur vendin në formacion. Rudiger ka kërkuar falje para skuadrës dhe ka organizuar një drekë me ekipin dhe familjet për të ulur tensionet.