Telashe për trajnerin Ancelotti, mesfushori titullar dëmtohet dhe rrezikon të mungojë ndaj Norvegjisë
1 Korrik 2026 10:17 Telesport Mesfushori brazilian Lucas Paqueta ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e majtë dhe është në dyshim për raundin e 16-tave të Kupës së Botës. Dëmtimi është konfirmuar nga Federata Braziliane e Futbollit (CBF). Lojtari i Flamengo, i cili luajti si titullar në mesfushë së bashku me Casemiro dhe Bruno Guimaraes kundër Japonisë, nuk u kthye në fushë pas pushimit, i zëvendësuar nga Endrick. Paqueta iu nënshtrua një skanimi MRI që konfirmoi dëmtimin, por CBF nuk specifikoi kohëzgjatjen e mungesës së tij. Gjithsesi, ai është në dyshim për ndeshjen e raundit të 16-tave të Selecao të dielën e ardhshme në New Jersey, kundër Norvegjisë. Vetëm lojtarët që nuk luajtën kundër Japonisë morën pjesë në seancën stërvitore të djeshme në Morristown....
Burimi:
telesport.al