“Te Juventusi do ta kisha mbajtur Vlahović. Milani me Ramos, më në fund ka një që shënon”

“Te Juventusi do ta kisha mbajtur Vlahović. Milani me Ramos, më në fund ka një që shënon”

Christian Vieri, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, analizoi temat kryesore të futbollit italian, duke u ndalur tek Interi, Milani, Juventusi dhe kombëtarja italiane. Për Interin tha: “A do ta fitojë sërish kampionatin? Ose Interi, ose Napoli. Napoli është shumë i fortë dhe Allegri do të bëjë një punë shumë të mirë”. Për Milanin përshëndeti afrimin e Gonçalo Ramos: “Më në fund, Milanit i duhej dikush që të shënojë çdo të diel. Kishte 10 vite pa një sulmues qendre të tillë. Duhet të kualifikohet çdo vit në Champions League; 60 apo 70 milionë euro nuk bëjnë diferencën. Është një lojtar i madh, kuqezinjtë kanë marrë një futbollist shumë të fortë”. Për Juventusin shtoi: “Unë do ta kisha mbajtur Vlahović, edhe sikur t’i jepja 2-3 milionë...