Dinamo mëson rivalin nëse kalon turin e tretë, do të përballet me ekipin që bëri surprizën në Europë
Dinamoja ka mësuar mbrëmjen e sotme rivalin që do të ketë përballë në “play off” të Ligës së Konferencës nëse kalojnë me sukses turin e tretë. “Nëndetësja blu” do të përballet me Pafosin. Ekipi qipriot barazoi sot 3-3 ndaj Salcburgut, por këta të fundit u kualifikuan në “play off” të Ligës së Konferencës falë fitores 1-0 në ndeshjen e parë. Pafosi mbetet një kundërshtar mjaft i vështirë për Dinamon, teksa sezonin e shkuar u kualifikua në grupet e Ligës së Kampionëve. Madje, arriti edhe të befasonte Europën me disa rezultate surprizë të siguruara në nivelin më të lartë të futbollit të organizuar nga UEFA. Megjithatë, Dinamo duhet fillimisht të kalojë Audën në turin e tretë kualifikues për të menduar më pas për Pafosin./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com